Lajme Shqip Thursday, 10 October 2013 11:45

Tiranë-Rektorit të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” , Albert Qarri i janë djegur në orët e para të mëngjesit të dy makinat. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, pranë banesës së tij, kur fqinjët kanë lajmëruar rektorin Qarri, se të dy automjetet e tij kishin marrë flakë, makina personale dhe makina e Universitetit. 

Policia ka nisur kërkimet për autorët që i vunë flakën dy automjeteve. /bw/