Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 09:15

Sarandë – Të paktën njëmijë rrënjë ullinj dhe 80 hektarë kullotë janë djegur plotësisht nga tre vatra zjarri që janë shfaqur sot në fshatin Theollogo, në Komunën Dhivrit, njoftuan burimet zyrtare nga nënprefektura e Sarandës, në jug të vendit.
“Zjarri i sotëm llogaritet ndër më të mëdhenjtë dhe më të dëmshmit e kësaj vere”, tha në linjë telefonike Gjergji Mano, nënprefekti i Sarandës.
Sipas tij, largësia prej 50 km larg Sarandës, si dhe terreni i thyer kane qënë dy prej vështirësive për veprim me efektivitet maksimal të zjarrfikësve.
“Pavarësisht ndihmësh së banorëve, mund të konfirmoj se njëmijë rrënjë ullinj dhe 80 hektarë kullotë janë ndjekur plotëtësisht”, pohon Mano.
“Janë djegur edhe pemë frutore, por është vështirë të vlerësohet dëmet, për shkak se zjarri vijon ende”, shton ai.
Ky është i gjashtëdhjeti rast që flakët e zjarrrit shfaqen në nënprekturën e Sarandës. Dy javë më parë, në fshatin Palvali, një vatër zjarri shkatërroi tremijë rrënjë ullinj, si dhe 50 hektarë kullotë, ndërsa një person është shpallur në kërkim si zjarrëvënës.