Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 08:00

Prishtinë-Kosova dhe Serbia e kanë marrë draftin e parë të propozimit nga Bashkimi Evropian që pas nisjes së dialogut teknik mes tyre.

Bëhet fjalë për draftin e parë të propozimit rreth përmbajtjes së protokollit teknik për marrëveshjen e arritur ditë më parë në Bruksel për menaxhimin e integruar të kufijve.

Siç raporton RTK, këtë gjë e ka konfirmuar vetë këshilltari politik i zv/kryeministres Edita Tahiri, Dren Zeka.

Sipas tij, ky protokoll nuk do të marrë shumë kohë që të nënshkruhet, në mënyrë që siç ka thënë ai, t`i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes së arritur.

Nga ana tjetër, Qeveria e Serbisë, pritet që së shpejti të miratojë rregulloren për pranimin e diplomave të Universitetit të Prishtinës.