Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:00

Vjenë-Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka takuar sot në Vjenë ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në këto negociata, Robert Kuper.

Takimi thuhet të jetë zhvilluar në vazhdën e përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, temë kryesore ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Këto janë kushtet kryesore që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv për kandidaturën e Serbisë si anëtare e Bashkimit Evropian.

Dialogu për çështje teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe është zhvilluar në disa raunde me ndërmjetësimin e BE-së. (REL)