Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 11:42

Prishtinë- Vazhdimi i integrimeve të Serbisë në BE tani më së shumti varet nga dialogu me Kosovën.

Të tria kushtet që aktualisht qëndrojnë për Serbinë, në mënyrë që pas tre muajve të marrë statusin e kandadatit për anëtarësim në BE, kanë të bëjnë me Kosovën, shkruan shtypi i Beogradit.

“Ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper ndërkohë ka udhëtuar në Mianmar, kurse kthimi i tij pritet nga fundi i kësaj jave. Realisht është e pritshme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në vitin 2012”, kanë thënë në Këshillin e Evropian.