Lajme Shqip Saturday, 20 July 2013 14:06

Durrës – Të duket si një makth pa fund, por është e vërtetë! Krimet në familje po tronditin të gjithë opinionin publik.
Kësaj here policia e Durrësit ka arrestuar një 37 vjeçar, pasi ka dhunuar barbarisht të shoqen shtatzënë.
Asllan Hoxha e ka goditur të shoqen me mjete të forta, ndërsa më pas ka lyer me benzinë shtëpinë, në tentativë për t’i vënë zjarrin. Por në momentin që ka tentuar t’i vërë zjarrin, ka ndërhyrë policia, raporton Tema.
Viktima e kësaj dhune, Enkelejda Hoxha, 34 vjeç, e ka denoncuar edhe më parë të shoqin për dhunë.