Lajme Shqip Saturday, 10 November 2012 12:41

Beograd – Ambasadori i Britanisë së Madhe Beograd Mike Devenport ka deklaruar se “çështja e të ardhmes së strukturave ekzistuese në veri të Kosovës duhet të iniciohet po qe se duam të shohim përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kosovë – Serbi “.

“Strukturat ilegale duhet të hiqen. Por i takon baroneshën Ashton të zhvillojë bisedime  dhe të propozojë tema bisedimesh”, ka thënë  Devenport për gazetën e sotme Politika lidhur me deklaratën Ivica Daçiqit se Serbia nuk është e gatshme të bisedojë për heqjen e institucioneve në veri të Kosovës.

Devenport ka vlerësuar se “edhe Prishtina e edhe Beogradi në mënyrë konstruktive janë angazhuar në dialog për zgjidhjen e problemit të Kosovës“

Sipas fjalëve të tij janë bërë përparime rreth zbatimit ë marrëveshjes për IBM-in, ndërsa grupi i përbashkët i punës do të përgatisë studimin e fizibilitetit për ndërtimin  e autostradës Nish – Beograd”

“Ne presim përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës, dialogu mundëson normalizimin e plot ë të marrëdhënieve dhe ky normalizim i mundëson Serbisë e Kosovës të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, ka thënë Devenport.LajmeShqip.com)