Lajme Shqip Friday, 22 November 2013 20:07

Tiranë- Haki Sallufi, pronar i një lokali pranë vendit ku ndodhi aksidenti i deputetit Sokol Olldashi, në një intervistë për “News 24” tregoi se në automjetin e deputetit nuk kishte person të dytë veç tij. “Dua të them një të vërtetë për t’u dhënë fund spekulimeve. Në makinë ishte vetëm Sokol Olldashi”, ka deklaruar dëshmitari.
Haki Sallufi pohon se është dëshmitar i ngjarjes pasi ai ka parë gjithë aksidentin se si ka ndodhur. “Isha para lokalit kur kaloi makina e deputetit Sokol Olldashi. Ai më përshëndeti pasi vinte shpesh te lokali im. Ndoqa makinën me sy dhe e pash kur doli nga rruga. Pash edhe kur përfundoi disa metra më poshtë. Unë dhe roja menjëherë shkuam për t’i dalë në ndihmë, por ishte e pa mundur të ndërhyje pasi makina ishte kthyer përmbys. Në vendngjarje u mblodhën edhe njerëz të tjerë”, ka rrëfyer dëshmitari.
Sallufi vijon më tej dëshminë duke thënë se pak minuta më vonë erdhën forcat e policisë. Sipas tij në momentin që erdhi policia dëshmitarët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe filloi aksioni për të nxjerrë trupin nga makina.
Ai rrëfen se kur i është afruar makinës së përmbysur Olldashi ka qenë në momentet e fundit të jetës.
Ish zëdhënësja e Olldashitr gjatë kohës sa ai ishte ministër i Transportit, Arminda Qyflaku (në foto) ka reaguar sot në “Gazetën Shqiptare”, duke mohuar se ajo ka qenë në makinë me Olldahin. “Unë nuk kam qenë në atë makinë. Ju (gazetarët) më patë edhe vetë që unë isha në spital dhe nuk kisha se si të isha tek ajo makinë”, ka thënë ajo.