Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 17:21

Kryetari i seancës, Ardian Dvorani: Ju paralajmerojme per pergjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën,  përndryshe jeni subjekt i të drejtës penale për dëshmi të rremë

Dritan Prifti: Betohem

Cili është profesioni që ju keni?

Dritan Prifti: Deputet

Gjyqtari: Jo zoti Prifti, cili është profesioni juaj?

Dritan Prifti: Ekonomist

Prokurori: A mund të na shpjegoni mardhënien që keni patur me zotin Ilir Meta. Rrethanat që ju shtynë të bënit rregjistrimin?

Dritan Prifti: Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një mardhënië mëse 12 vjeçare që unë kam patur me Z.Meta. Por do të përpiem ti bie shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Në përgjithësi kam patur me z. Ilir Meta një mardhënie të gjatë, por që shpesh herë ishte problematike. Që në fillimet e njohjes sonë, më 1999- 2000, fillimisht ka qenë një mardhënie miqësore dhe e ngushtë. Jam përpjekur që të jem korrekt , bashkëpunues dhe mbështetës, z.Meta ka qenë në pozita më të larta se unë politikisht, unë kam qenë vartësi i tij. Në 2009  kur u bënë zgjedhjet, LSI vendosi të bëjë koalicion me PD. Ne vendosëm të hyjmë në bashkëqeverisje dhe ky vendim nuk ishte i lehtë. Kam qenë i pari deputet i kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje  dhe e përsëris, këtu filloi mardhënia xhelozore dhe e sëmurë. Por po kaloj tek marrëdhënia e drejpërdrejtë që nga periudha kur unë drejtoja Ministrinë e Ekonomisë. Fillimisht, kur isha në këtë detyrë, me Metën pata mardhënie normale. Në janar 2010, marrëdhënia filloi të bëhej stretsante, sepse z.Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme dhe të shumta. Kërkesa për punësime të ndryshme në ministri apo dikastere që vareshin nga ministria. Kërkesa që kishin të bënin me funksione të tjera për të ndihmuar persona të ndryshëm për koncensione, tendera, ankande apo licensa të shumta. Për hir të së vërtetës, disa kërkesa që i quaja normale, i plotësoja. Të tjerat që ishin jo normale dhe jo të ligjshme, i refuzoja. Gjithmonë i kam zbatuar kërkesat brenda ligjit. Për raste që unë nuk kisha mundësi ti plotësoja, Meta fillimisht bënte kritika, thoshte pakënaqësi dhe më pas filloi me kërcënime dhe metoda të tjera si shperndarje thashethemesh për personin tim dhe për largimin tim nga detyra.

Në shkurt 2010, unë mësoj për një kërkese të z.Meta për largimin tim nga detyra. Mësoj nga kryeministri që Meta donte vendin tim dhe unë të shkoja diku tjetër. Pikërisht në këtë muaj disa njerëz më kanë kërcënuar ose te zbatoja urdhërat  ose do ikja nga detyra. Ja kam thënë Metës, ai ka qeshur. I kam thënë edhe emrat e kërcënuesve dhe ai më tha që “ska asgjë të keqe që të vij unë në atë ministri dhe ti të shkosh i jashtëm”. Megjithatë, i diskutuam gjërat  dhe ramë dakord që kjo bisedë do hapej me sinqeritet në muajt në vazhdim. Për çdo kërkesë që çmoja normale e kisha bërë zakon që informoja edhe kryeministrin, madje dhe për çështje që zgjidheshin  me para në dorë. Një moment Berisha më tha që do flasë me Metën, por pashë që nuk u zgjidh asgjë. Filluan sërish kërkesat nga Meta për favore. Unë e njoh zotin Meta, ai është një person fals. E njoh mirë…..

Gjykata – Ju s’mund të jepni opinionet tuaja për personin tjetër. Jeni këtu për të dëshmuar, jo të jepni epitete për personalitetin e tij. Nuk ju lejohet.

Dritan Prifti: Do të përpiem të zbatoj porositë tuaja, por për t’ju sqaruar juve se cfarë më shtyu të bëj rregjistrimin, bëra një përshkrim të detajuar. Por do shmang ca përshkrim rreth tij më tej.

Gjykata: Gjuha shqipe ju ofron fjalë që ta tregoni situatë rrerth personit. Nuk lejohet ti referoheni karakterit të tij.

Avokatët: Dëshmitari po flet gjatë, të dilet në temë.

Dritan Prifti: Unë thashë që nga muaji shkurt 2010 deri në fund si minister, nuk mbaj mend ndonjë takim ku Meta të mos më ketë kërkuar favore. Pra u kthyer në një mardhënie kërkesash. Në një rast, ku dëshmitar në këtë proces është një nga dëshmitarët e naftës, që e keni thirrur sot, kam qenë i sëmurë  dhe zoti Meta ka rdhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. Unë kthye stresante. Unë vendosa të rregjistroj në këtë pikë. Më tha në telefon që do vij në zyrë të të takoj dhe vendosa ta rregjistroj për ta patur si provë, që kur të ishte nevoja të bëhej publike, ti jepej drejtësisë.

Prokurori: Ju kujtohet si datë, si muaj? Ku e bëtë bisedën?

Dritan Prifti: Eshtë bërë mesa mbaj mend në fillim të marsit rreth orës 1 të drekës. Në telefon Meta më tha që do ikte jashtë, kshu me tha: “Po vij direct se do të iki në aeroport”.

Prokurori: Çfarë bisede bëtë?

Dritan Prifti: Ajo bisedë është bërë publike në Top Channel. Aty janë trajtuar disa cështje, e para cështja e Artur Hajdarit, pastaj ai i kishte radhitur gjërat në një bllok që e mbante në dorë. Diskutoi gjërat për Albpetrol, pastaj u diksutua për një koncension për të cilin konkurronin dy kompani.

Por kemi diskutuar edhe për gjëra të tjera përshembull për drejtorin e KESH-it ku flitej per ta zevendesuar.

Prokurori: Bazuar në këtë rregjistrim ne kemi ngritur akuze për koncensionin dhe cështjen e naftës bruto. Na tregoni detaje për këto dy cështje?

Dritan Prifti: Unë do përqëndrohem fillimisht tek biseda e videos. Por nëse është e nevojshme do dal edhe jashtë konteksit. Z.Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi të zbatoja cfarë kishim diskutuar lidhur me ankandin për mikun e tij Bekim Halilaj. I thashë “po do ta bëj”, ai nguli këmbë “mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon?” – më tha për cështjen tjetër “jepe shpejt”, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha “jo cështja në apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot”. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një moment Meta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.

Prokurori: A mund ta zgjeroni dëshminë jashtë videos. Në perceptimin tuaj  ndërhyrjet e tij për koncensionin ishin për shkak të pozitës apo të kundraligjshme?

Dritan Prifti: Për mendimin tim ishin të kundraligjshme. Për 7 përqindëshin , nuk besoj se ka njeri në botë mos ta kuptojë

Prokurori: Ofrimi i 7 përqindëshit apo 700 mijëshes, ishte favor për juve?

Gjykata: Pyetja është sygjestionuese. Të përpilohet ndryshe

Prokurori: Po për ankandin e shitjes naftës a patët ofertë?

Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka patur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetra here, është ofruar një milionë dollarë për ti ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në ministrinë e jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.

Prokurori: Cila ishte sasia e naftës dhe përfitimi?

Dritan Prifti: Kjo bisedë është bërë për 30 mijë tonë naftë që kompania do shiste. Ky ishte ankandi i ALBPETROL

Prokurori: Degjohet në rregjistrim që bëhet një këkesë. A mund tna sqaroni përse bëhet kërkesa?

Dritan Prifti: Ai kërkoi ta anullojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zoti Meta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me Armon për rafinerinë edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqiperi, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast, META kerkoi anullimin se kompania HALILAJ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ARMO.

Prokurori: Ndërkohë a ka bërë ankesë kompania Halilaj Group?

Dritan Prifti: Kompania HALILAJ,  ka bërë kërkesë për anullimin e ankandit kur ata shkuan në ankand dhe panë që skishte asnjë konkurrent tjetër, pra dhe kërkuan që ankandi të anullohej duke qenë se skishte konkurrence.

Prokurori: Nga e njihje Bekim Halilajn?

Dritan Prifti: Mbaj mend që ma ka prezantuar Ilir Meta.

Prokurori: A keni diskutuar me Bekim Halilajn?

Prifti: Edhe mundet te kem diskutuar.

Prokurori: A keni patur takime ne rrethana të shpeshta dhe nëse po, ku?

Prifti: Me zotin Halilaj kam patur disa takime psh në zyrën time, në zyrën e Metës, në hotel Rogner, në një lokal afër shtepisë sime. Pra kryesisht këto kanë qenë vendet. Në disa raste kam qene vetëm, në disa raste me METEN. Në disa raste në ministrine e jashtme. Dy herë për drekë ne Rogner që të tre.

Prokurori: Cila ka qenë natyra e bisedave?

Prifti: Bisedat kanë qenë gjithmonë për ankandin e naftës në Albpetrol. Kur zhvillohet dhe si, pra në të gjitha rastet për bizneset e tij. Pra për hir të së vërtetës nuk e kam frenuar në biznesin e tij. I kam thënë merr pjesë në ankand nëse ke dokumentet. Kam patur si shqetesim të madh se Albpetrol ishte në atë kohë në gjendje shumë të keqe, pritej të bëhej refromë, flitej për largimin e rreth 1500 punëtorëve. Pra isha i interesuar për ankandin e naftës.

Prokurori: Po shtetasin Pajtim Sula e njihni?

Prifti: Pajtim sulaj ishte nëndrejtor i Albpetrol. Posti i tij ishte si të thuash dhe politik, por ai është emeruar atje si profesionist. Zoti Sulaj ka qenë kryetar i komisionit të ankandeve

Prokurori: A keni biseduar me Sulajn?

Prifti: Mbaj mend që me zotin Sulaj kam folur. Nuk e di nëse kam folur për këtë ankand apo jo, apo për dicka tjetër. Por e kam pyetur nëse kjo kompani kishte ndonjë shans  të fitonte. Më tha se nuk ka asnjë shans që Halilaj të fitonte. I kam thënë zoti Sulaj fol me zotin Meta dhe thuaji që skemi mundesi ta favorizojme.

Prokurori: Në kohën që po zhvilloheshin procedurat ju keni ndërmjetesuar që këta dy persona të njiheshin?

Prifti: Jo, ata njiheshin vetë. Zoti Halilaj ka dërguar shumë sms dhe për këtë ankand edhe për të tjerë. Zoti Halilaj madje më ka bërë forëard edhe teksitn e plotë të një mesazhi që ja ka dërguar Sulaj. A ta them permbajtjen?

Gjykata: Pothuaje.

Prifti: Teksti është: “I dashur vëllai im, unë dhe ai që ti e di, u përpoqëm. Por krahu tjetër ka punuar me shumë kujdes. Telefonin sta kam hapur dhe ti e di pse”

Prokurori: Na fol për Agim Rrapajn?

Prifti: Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, me Fatmir Merkon, ky është mik i Metës. I kam takuar me porosi të Ilir Metës. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj se kishte mundesi e lidhje me qeverinë japoneze dhe do sillte fonde këtu. Në të gjitha rastet e takimeve Rrapaj ishte me Merkon. E dija që kishte punë koncensioni për hidrocentralet, por e dija që kishte 20 përqind në këto koncensione, që djali punonte si drejtues apo administrator aty.

Prokurori: A keni bërë ndërhyrje në video?

Prifti: Jo! Prerazi jo, as më ma shkuar në mendje.

Prokurori: Me cfarë e keni bërë rregjistrimin?

Prifti: Rregjistrimin e bëra me një orë të vogël, ngjyrë metalizato. Kjo orë ka bërë rregjistrimin e vidios dhe të zërit.

Prokurori: Sa kohë kaloi nga rregjstrimi derisa e hodhët në laptop?

Prifti: Kjo pjesë më kujtohet shumë mire pasi e kisha laptopin në zyrë. Sa mbaroi flimimi, futa fishat dhe e hodha në laptop.

Prokurori: E nderuar gjykatë, skam pyetje të tjera për dëshmitarin.