Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 09:00

Bruksel – Ministrat e punëve të jashtme të NATO-s, të cilat para dy ditësh filluan mbledhjen në selinë e Aleancës Atlantike të Veriut në deklaratën finale dhe dënuan dhunën, e cila paradokohe ndodhi kundër forcave të KFOR-it në Kosovë, të udhëhequra nga NATO.

Në deklaratën NATO konfirmon se politika është derë e hapur për vendet kandidate mbetet edhe se është ndërlidhur me integrimet euroatlantike të “kandidatëve të saj për anëtarësim” në pajtueshmëri me vendimet e miratuara në Bukuresht dhe Strasburg-Kehl dhe Lisbonë.

Ministrat e përsëritën mbështetjen e tyre të plotë ndaj KFOR-it, e cila vazhdon të veprojë me vëmendje, me vendosshmëri dhe me qëllim që të kontribuojë ta mbështesë lirinë e lëvizjes, si dhe sigurinë e gjithë popullatës në Kosovë.

“E përshëndesim koordinimin ekzistues që është mes KFOR-it dhe misionit që e udhëheq Bashkimi Evropian në Kosovë (EULEKS)”, qëndron në deklaratë.

Në Bruksel është dërguar edhe thirrje deri te të gjitha palët në terren që ta garantojnë pa anulim lëvizjen e lirë, sidomos me ngritjen e barrikadave në rrugë.

Këshilli ministror mëtej e përshëndeti progresin konstruktiv në marrëveshjen deri te i cili erdh mes Prishtinës dhe Beogradit

më 2 dhjetor rreth konceptit për menaxhimin me kalimet kufitare.

Me këtë rast ftohen dy palët ta zbatojnë së shpejti në vepër dhe me vullnet të mirë marrëveshjen e arritur parimore.

Njëkohësisht ftohen dy palët të vazhdojnë me dialogun në bisedimet që zhvillohen nën patronazhin e BE-së.

Në deklaratën finale thuhet mes tjerash se janë shqyrtuar edhe partneritetet, të cilat janë lidhur viteve të kaluara dhe të cilat janë treguar si shumë të dobishme mes NATO-s dhe më shumë vendeve nga zona euro-atlantike dhe në rajonin strategik të Ballkanit Perëndimor.

Ministrat, mes tjerash e përshëndesin edhe partneritetin me Republikën e Maqedonisë, si dhe ndihmën politike dhe operative, të cilat vendi ia ofron NATO-s.

Në kuadër të këtij partneriteti është edhe pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve-kontribuese në ISAF.

Në takimin në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të vendeve-kontribuese në ISAF do të këmbejnë mendime për aktivitetet e mëtejme dhe rolin e Aleancës në Afganistan gjatë kohës së periudhës së tranzicionit dhe post-tranzicionit, ndërsa pritet që të shqyrtohen edhe aspektet e definimit të Planit Strategjik të NATO-s për Afganistanin deri në dhe pas vitit 2014, në kontekst të Partneritetit të përhershëm të Aleancës në Afganistan.