Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 20:18

Ofruesi i shërbimeve telekomunikuese në Kosovë kompania IPKO ka në Payroll- listë të pagave- Berat Buzhalën deputet i Partisë Demokratike.

Deputeti i forces më të madhe poltike në Kosovë paguhet si analist i mediave dhe fiton 30 mijë euro pagë vjetore nga kompania “IPKO”.

Jo vetëm paga por Buzhala ka përfituar edhe më shumë nga operatori i telekomunikimeve.

Në deklarimet online të pasurisë në Kosovë vërehet se Buzhala ka blerë truall e ka ndërtuar shtëpi në vlerë prej 350 mijë eurosh me para që kanë prejardhjën nga IPKO.

Deklarimet e mehershme te pasurise kane zbuluar kete fakt pasi Buzhala kete vit nuk ka delaruar pasurinë dhe është paditur nga Agjencia Kunder Korrupsion në Kosovë.

 

Deputeti i PDK-së është i njohur për deklarimet e tij që mbrojnë këtë kompani në Kosovë dhe i mbajti anën edhe në kontestin që IPKO kishte me kompaninë mediale “Koha”.

Afërsia e IPKO-së me PDK është komentuar prej vitesh në Kosovë. Subjekti politik që drejton Hashim Thaçi në vitin 2007 atëbotë në opozitë nuk kishte kritikuar tenderin për licencën e dytë të telefonisë mobile pasi ishte bërë e ditur se kompania sllovene po fitonte në tenderin e Qeverisë.