Lajme Shqip Monday, 14 October 2013 17:15

 

“Burg përjetë për Vikor Gushin”. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës për vrasësin serial, i cili akuzohet për vrasjen e një arkëtareje banke dhe një argjendari, si dhe disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.

 

Viktor Gushi ka shfaqur shenja pendese në sallë, duke kërkuar mëshirë dhe njëherësh duke kërkuar faljen e familjarëve të viktimave. Në këto rrethana, avokatja Vjollca Pustina kërkoi dënimin me 25 vjet pasi Gushi ka pranuar krimet dhe është penduar për to.

 

 

Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kërkoi burgim të përjetshëm.

 

Viktor Gushi akuzohet për 8 vjedhje me armë në të cilat ka kryer 2 vrasje; atë të argjendarit Rrapo Sinanaj dhe të arkëtares së bankës, Leonora Kaloçi, si dhe 3 plagosje, të gjitha gjatë tentativave për të grabitur.