Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 08:55

Prishtinë –  Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka demantuar edhe një herë se është fotografuar ndonjëherë me Tahir Zemajn. Ai e ka quajtur gazetën e cila e ka publikuar një fotografi të tij në shoqëri të Zemajt, si shtyp të verdhë. Derisa, partia opozitare që kërkoj nga Demaçi të kërkoj falje për fjalët ndaj Tahir Zemajt, sipas tij, do të vij koha kur do t’i kërkoj falje popullit për rrugën jo të drejtë që ka pasur. “Është një gazetë që gjithmonë ka qenë gazetë bulevardeske, gazetë e verdh që bën tuli pisllëqesh për ta gjetur Adem Demaçin që është fotografuar me Tahir Zemajn, asnjëherë nuk jam fotografuar me të. Jo që s’do të fotografohesha, sepse jam fotografuar me tuli halihuli atje në krejt botën, por rusisht nuk ka ndodhur kjo punë dhe mundohen si e si. Po çfarë fitojnë ata, po edhe sikur të kisha qenë me të, çfarë ka rënësi ajo punë, jam fotografuar atëherë, dhe vepra flet ndryshe dhe mendimi duhet të jetë ndryshe”, ka thënë Demaçi, transmeton RTK.

Veprimtari i çështjes kombëtare, me tutje ka thënë se një ditë një parti opozitare, duke aluduar në LDK-në, do t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës.

“Mua me vjen keq që një parti e cila është sot në opozitë, një parti serioze që ka edhe informata të mjaftueshme, sepse nuk është ndonjë individ që nuk e di të vërtetën, të kërkojnë prej meje që fjalët që kam thënë për Tahir Zemajn të kërkoj falje, prej kujt të kërkoj falje. Do të vij koha që këta do të kërkojnë falje të gjithë neve, do t’i kërkojnë falje të gjithë popullit që nuk kanë qenë në rrugë të vërtetë”, ka thënë Demaçi.