Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 14:55

Prishtinë- Amerika e ka autorizuar Ankaranë që të merret me shtetet e shqiptarëve në Ballkan. Kështu shprehet Adem Demaçi duke komentuar vizitën e fundit në Kosovë të kryeministrit turk Recep TayyipErdogan

“Këto metafora që përdorë z.Erdogan “Kosova është Turqi” i bën për të treguar afërsinë. Ne jemi shteti i vogël, i ri dhe që kemi nevojë për një mbrojtje. Nuk ka mundësi që Amerika të merret gjithmonë me ne.Amerika i ka autorizuar turqitqë të kujdesen për Shtetin e Kosovës”, ka thënë Demaçi, për Gazetën Express.
Autori i libri “Gjarpërinjtë e gjakut” thotë se askush s’duhet të ketë frikë ngaturqit se mund të riokupojnë tokën e shqiptarëve. “Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me kallajllëk dhe me javash. Ne nuk kemi frikë se Turqia mund të na okupoj ose riokupoj”, ka thënë ai.Sipas tij, miqësia me Turqinë ndikon drejtpërdrejtë te Serbia dhe Greqia të kenë kujdes me dy shtetet e shqiptarëve.

“Ju e dini, ushtrinë e Shqipërisë e furnizojnë me armë dhe e ushtrojnë turqit. Qiellin e Kosovës e mbron aviacioni turk. Ne jemi të rrethuar nga shtete të cilat gjithmonë kanë lakmuar që të na shkëpusin ndonjë copë. Sot Turqia po vihet në mbrojtje tonë. Këtë e din edhe Turqia, edhe Greqia, edhe Serbia, e dinë edhe të tjetër. Kështu që ne kemi nevojë për një miqësi shumë të ngushtë me Turqinë”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Turqisë Erdogan ka qëndruar të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës ku ka bërë përurimin e Terminalit të ri, i ndërtuar nga një kompani turke.