Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 15:26

Prishtinë-Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, kësaj radhe nga Uashingtoni i është kthyer sërish deklaratave për korrupsionin në vend. Ai gjatë një interviste dhënë RTV 21, pasi foli për takimit e kryeministrit Thaçi në Uashington foli për dukurin e korrupsioni. Kësaj radhe Dell ishte edhe më i prerë tha se ka njerëz brenda qeverisë që s’duan ta luftojnë korrupsionin pasi po përfitojnë nga kjo.

“Është pyetje e vështirë për t’ iu përgjigjur në terme të përgjithësuara. Mendoj se Presidentja Jahjaga na ka dhënë një shembull të shkëlqyeshëm të vendosmërisë për të luftuar korrupsionin dhe shpresoj se njerëzit tjerë në qeveri do të mblidhen rreth saj dhe do të jenë në gjendje të ndihmojnë. Mendoj se ka njerëz në qeveri që nuk duan çrrënjosjen e kësaj dukurie sepse po përfitojnë shumë nga ajo. Mirëpo, ata njerëz duhet të identifikohen, të nxirren nga institucionet dhe më pas me ta merren organet ligjore”, ka thënë Dell, transmeton Indeksonline.

Sipas tij njerëzit në Kosovë e kanë humbur besimin se kjo dukuri mund të luftohet.

“Edhe Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me korrupsion. Ne nuk jemi shenjtorë, por këtu kemi individë të korruptuar dhe njerëzit këtu e kanë besimin se njerëzit e korruptuar do të kapen dhe do ta paguajnë për shkeljet që kanë bërë. Kjo është një pritje, nuk është diçka që ndodhë gjithnjë, por kështu pritet të ndodhë. Unë ndjej se njerëzit në Kosovë e kanë humbur besimin se njerëzit e korruptuar mund të kapen dhe të paguajnë për shkeljet që kanë bërë. Atje po mendohet se korrupsioni është e vetmja mënyrë se si mund të kryhet një punë. Kjo duhet të ndryshojë”, ka thënë mes tjerash Dell.

Më pas ai ka potencuar se nuk do të largohet edhe disa muaj nga Kosova.“Jo edhe aq shpejt, jo. Më vjen keq nëse kjo e dëshpëron dike, por do të jem andej pari edhe nja 5-6 muaj”, tha ambasadori amer