Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 18:00

Tiranë – Është organizuar ditën e djeshme në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, mbledhja zgjedhore e degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim të këtij qyteti.
Zyra e shtypit i LSI-së bëri të ditur se qindra anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që banojnë dhe jetojnë në kryeqytetin helen, morën pjesë në këtë takim shumë të rëndësishëm.

I pranishëm në Athinë ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i cili u shpreh se “se LSI është forca e vetme politike në spektrin politik në Shqipëri, e cila mbron me të gjitha forcat e saj të drejtat e emigrantëve, shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të vendit”.

Sipas tij, emigrantët shqiptarë japin një kontribut cilësor për Shqipërinë dhe luajnë rolin e një ure shumë të rëndësishme në procesin shumë të rëndësishëm për vendin tonë, atë të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.     

Anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytetin e Greqisë votuan edhe për kryetarin e tyre, ku pas procesit të votimit nga të gjithë anëtarët me parimin “Një anëtar, një votë” u shpall fitues,  Lefter Kuqi.