Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 14:04

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda gjatë konferencës “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe”që po mbahet në Mitrovicë ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie armiqësore mes vete.

Deda deklaroi se për pesë vjet të dyja vendet flasin vetëm për çështje të njëjta dhe kjo sipas tij tregon mos seriozitet.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk vjen duke thënë se nuk e njohim Kosovën, as atëherë kur serbët janë aq kundër anëtarësimit në UNESCO. Vetëm njohja reciproke sjellë normalizim mes dyja vendeve” ka shtuar Deda .

Deputeti i VV-së ka vlerësuar se pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë bëhet me marrjen e përgjegjësisë nga kjo e fundit për masakrat e kryera në Kosovë.

“Pas kësaj, shqiptarët do t`i trajtojnë më mirë minoritetet” theksoi Deda, njofton Klan Kosova.