Lajme Shqip Wednesday, 21 November 2012 09:16

TIRANE-Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës është karakterizuar nga debate mes këshilltarëve socialistë dhe kreut të Bashkisë, Lulzim Basha, ku dekori ishte në qendër të diskutimeve, pasi këshilltarët e PS-së akuzuan kryebashkiakun për mostransparencë. Këshilltarët e opozitës kërkuan të bëhet transparent tenderi për dekorimin e Tiranës, duke hedhur akuza për kunatin e kryebashkiakut Basha.

Kreu i Bashkisë u përgjigj se dekori i Tiranës është vepër e qytetarëve dhe e biznesmenëve, ashtu siç do të jetë edhe shqiponja që do të vendoset tek rrethrrotullimi i Doganës, apo edhe vepra të tjera. Akuzat e opozitës Basha i konsideroi si shpifje, duke kujtuar se disa opozitarë janë deklaruar si shpifës edhe nga gjykata.

Ne kete mbledhje u vendos me shumice votash qe te mos preket emri per sheshin “Avni Rustemi”, por emertimi Cameria te behet per nje shesh tjeter ne Tirane, ndersa rrethrrotullimi tek dogana te emertohet sheshi “Shqiponja”.

PS KUNDËR KOSOVRASTIT DHE VASILIT TEK SPORT KLUB TIRANA
Ora 21:27
Partia Socialiste ka votuar kundër Njazi Kosovrastit dhe Petrit Vasilit, të cilët ishin propozuar si anëtarë në bordin e sport klub Tirana.

TIRANË, FUSHA ‘ALI DEMI’ DO TË EMËRTOHET SHESHI ‘ÇAMËRIA’ 
Ora 20:50-Edhe ishte caktuar që aneksi i stadiumit ‘Dinamo” të emërtohej ‘Çamëria’, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar në unanimitet që fusha “Ali Demi” të marrë emrin “Camëria’.

BASHA: MOS U BËNI PËRCARËS, POR JU JENI MENDJE PERVERSE
Ora 20:05-“Se ku e ke parë ti shqiponjën akoma pa u vendosur ti qofsh. Se kush je ti që i thua shqiponjës, breshkë ti qofsh, se shqiponja nuk është vendosur ende, por lartësia në të cilën është vendosur shqiponja është e madhe. Frymëzimi për këtë shembull është i një mendje perverse sepse një mendje perverse imagjinon arkivole në qendër të Tiranës. Ai është ndërtuar nga shqiptar, ky dekor sjell atmosferë festive, por mos u bëni prishës të festës,. Është dikush që merret, ky është diskutim përcarës, z kryetar jepini fund”, reagoi Basha.

TË MAJTËT: SHQIPONJA QË DO VENDOSI SI BRESHKË
Ora 19:55-Para miratimit të sheshit me emrin ‘Shqiponja”, një këshilltar i majtë akuzoi se monumenti nuk i ngjan shqiponjës por një breshke.
“E keni parë mirë shqiponjën që keni bërë ngjan si një breshkë dhe jo si shqiponjë”.
Më tej këshilltari tha se dhe zbukurimet ne qendër të Tiranës ngjajnë me arkivole. “Po zbukurimet para Bashkisë së Tiranës i keni bërë si arkivole.
Më vjen keq se ju z Basha jeni dhe njeri i shëtitur”.

PAS PUSHIMIT TË SHKURTËR, RINIS MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK
Ora 19:50
-Ka rinisur mbledhja e Këshillit Bashkiak pas një pushimi të shkurtër.

BASHA: NDALOHEN FYERJET, KUSH KËRCËNON, DEL JASHTË PREJ KËTU
Ora 19:05
-Kryetari i Bashkisë ka reaguar menjëherë pas deklaratëve të Ponit dhe Dalipit duke thene, ‘Po dëgjoj shumë fyerje, kërcënime. Por ju bëj të ditur, nëse kërcënoni dhe njehere kryetarin e Këshillit Bashkiak, e keni vendin jashtë, jashtë”.

FYERJE MES DALIPIT DHE KOSOVRASTIT
Ora 19:00
-Dalipi ka marrë fjalën dhe ka vijuar akuzat për korrupsion ndaj Bashkisë ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti i bëri të ditur se po flet jashtë rendit të ditës. “Mos më trego ti ato ëë… mua se e di unë nga vjen ti”, i tha Dalipi.
Poni: Nuk ta jap më fjalën, se jeni jashtë rendit të ditës.

BASHA: NËSE JE BURRË TË SHASH DUHET TË PËRBALLESH ME PASOJAT
18:45
Si replikë, kryebashkiaku Basha bëri thirrje këshilltarëve që të lihen mënjanë akuzat dhe të vijohet për të mirën e qytetarëve me rendin e ditës.

“Ju tregoni se keni pakujdesi për të menaxhuar veten. Unë nuk kam përmendur asnjë emër, por kush e ka mizën nën kësulë le ta mbajë. Pra interesi i këtij këshilli dhe bashkie, përtej zhurmës, është të merremi me cështje që i interesojnë qytetarëve. Ka nga ata që nuk mund të bien dakort. Vota vendos, qytetarët gjykojnë. Është liri individuale, nëse vendos të shash dhe shpifësh e ke këtë të drejtë, por duhet të vijë me përgjegjshmëri. Nëse je mjaftueshëm burrë për të sharë dhe shpifur duhet të përballesh edhe me pasojat. Nëse dikush e ka mizën nën kësulë le ta mbajë”, theksoi Basha.

“Kush janë këta klientë. Pse nuk bën denoncim. Kjo është një politikë e marazit e shpifjes dhe e sharjes. Nuk ka problem mund ta vijoni, nuk po i ofroni gjë qytetarëve. Keni atribute si qytetarë. Është mëkat kaq i madh të vijoni kohën tuaj duke sharë”, shtoi Basha duke bërë thirrje që “të lihen mënjanë përrallart”.

DALIPI: CDO INICIATIVË E BASHKISË KA PRAPASKENA KORRUPTIVE, MOS NA PRISNI FJALËN SE E LAMË SALLËN BOSH 
Ora 18:40-Kryetari i këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi deklaroi se, cdo investim i Bashkisë ka prapaskena korruptive. “Ju kemi çuar dy letra për buxhetin e Tiranës, alokimin e fondeve dhe nuk kemi asnjë përgjigje. Nuk na vihet asnjë gjë në dispozicion apo do ta kthejmë Këshillin Bashkiak në komedi, të flasë të qeshim dhe të ikim. Nuk e trembni dot opozitën më kërcënime. Kanë prapaskena korruptive iniciativat e kësaj Bashkie”.

Sipas Dalipit, në këtë mbledhje po i ndërpritet fjala padrejtësisht opozitës.
“Të jeni të kujdesshëm kur flisni dhe mos ja prisni fjalën opozitës, në këtë mbledhje, sepse nëse doni gjysmën e sallës bosh, mund ta keni, që në këtë minutë”.

LSI: AKUZAT NË PROKURORI, KËTU TË VIJOJMË ME RENDIN
Ora 18:20
Shezai Rrokaj, përfaqësues i LSI-së në Këshillin Bashkiak bëri thirrje që nese ka akuza ato të dërgohen në Prokurori bëri thirrje që të vijohet me rendin e ditës.

“Kur flas me anëtarët e Këshillit kam respekt dhe i dëgjoj. Unë them se askush nga ne që në gjithë këtë debat shterpë pa asnjë rezultat që nuk respekton të drejtën e tjetrit për të folur. Kush ka për të denoncuar të shkojë në Prokurori”,- tha Rrokaj.

BASHA-PS: MASHTRIMET, ALTERNATIVË E DËSHTUAR
18:18
– Kryebashkiaku Basha ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke i cilësuar mllefe personale dhe të orkestruara nga kreu i PS-së Edi Rama, ndërkohë që theksoi se dekori i Tiranës realizohet falë kontributit të qytetarëve dhe biznesit privat në kryeqytet. 

“Akuzat ndaj meje nuk ju cojnë askund as tek qytetarët e Tiranës, maksimumi iu kanë cuar para gjyqit për shpifje. Vijoni me shpifje dhe mashtrime, kjo është një alternativë e dështuar. Nëse doni transparencë iu e keni marrë sa herë dëshironi. Duhet ta dini shumë mirë ju dhe ata qytetarë që doni ti hidhni hi syve që 90% e dekorit vjen si kontribut i qytetarëve dhe biznesit dhe ju nuk keni asnjë të drejtë të mëpërkëmbni entuziazmin dhe dëshirën e qytetarëve për të kontribuar. Është turp se nga njëra anë kemi qytetarë që kontribojnë, por nga ana tjetër njerëz si ju, që shpifin dhe hedhin poshtë kontibutin e tyre. Zhurma nuk e mbyt të vërtetën. Lërëni mashtrimet, nuk përfiton askush aq më pak ju, por nëse doni transperencë, pyesni për të gjitha dhe do keni përgjigje. Dekori i qytetit që ka dy vjet që përdoret është vepër, jo e bashkisë por e një numri të madh qytetarësh dhe biznesesh, sikundër është shtatorja e Adem Jasharit, shqiponja. Është turp që entuziazmin e festës, ju doni ta prishni. Ju bëj thirrje që mllefin ta lini jashtë kësaj salle, por ky është mjerimi që zhysni veten tuaj”, tha Basha. 

Si replikë Dalipi tha: Hajduti i vërtetë thotë kapni hajdutin”

PS AKUZA BASHËS: DEKORIN E TIRANËS IA DHE KUNATIT
Ora 18:15- Përfaqësuesit socialist akuzuan sot kreun e Bashkisë së Tiranës për afera korruptive për dekorin festiv të Tiranës.

“Ne nuk jemi shprehur kundër zbukurimit të qytetit në Nëntor e 100 të pavarësisë, po jemi kundër aferave skandaloze dhe korruptive në lidhje me vendimin që na erdhi në Keshill. Këshilli vepron në publik dhe nuk jemi qeveria që merr vendim, por vendimet duhet të qarkullojnë. Janë akorduar 560 milione kekë të reja dhe po të hapni faqja zyrtare e bashkisë nuk ka njoftim. Është kunati i Bashës pas kësaj afere. Ështe e habitshme si do të hani mish dhe kur rrugën janë të prishuara.”,- tha Gazheli. 

BASHA: E FESTUAM 17 NËNTORIN, PO NUK IU PËRGJIGJET FTESAVE. KY ËSHTË RASTI PËR BASHKIM
Ora 18:10– Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se është treguar transparent për cdo aktivitet të Bashkisë. “Në këtë sallë transparencën e ka bërë veçanërisht kryetari i bashkisë”. Sipas Bashës, 17 Nëntori u festua me nderime të veçanta, por anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak shpërfillën ftesat.
“17 Nëntori është ngjarje me rëndësi. Kjo Bashki ka çuar ftesa sipas protokollit, ku dhe kanë zgjedhur shumë herë të mos t’i përgjigjen disa këshilltarë. Ishte rasti të takoheshin veteranë, u bënë homazhe në disa dëshmorë, para të rënëve, dhe kaluam kohën pranë atij grupi të çmuar që bëhet dhe më i çmuar me kalimin e viteve, veteranët. Por kjo është përgjigje ndaj atyre që u shtrihet dora”.

Basha shtoi më tej që informacioni që u dha sot nga Kryetari i Bashkisë të shërbejë për energji pozitive, dhe bashkim.
“Jam i bindur se informacioni që qytetari që ka marrë sot nga Kryetari i Bashkisë të shërbejë si energji pozitive dhe jo negative. Kam kryer detyrim timin për të shpjeguar se çfarë po bën kjo Bashki, por se është e përkushtuar për të mbajtur rolin që i takon, kontributin që i takon. Që nga torta që dikush u gajas, por që kjo është iniciativë e të gjithë qytetarëve. Nuk është rast për t’u mërzitur, por për t’u gëzuar”.

BERBERI: SOT TË MIRATOHESHIN BUXHETET, CFARË BËTË PËR 17 NËNTORIN?
Ora 18:00-Këshilltarja e majtë, Adriana Berberi në fjalën e saj theksoi se dita e sotme duhet të kishte shërbyer për miratimin e disa çështjeve të rëndësishme për mirëqënien e qytetarit të Tiranës, ndërsa deklaroi se më 17 nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës, munguan festimet dhe ftesat për përfaqësuesit e majtë në Bashki.
“Ne sot duhet të kishim miratuar buxhetin afatmesëm të Tiranës, atë vjetor të Tiranës, jo thjesht një kalendar. Asnjë përgjigje nga shkresat tona se cfarë po bëhet me këto buxhete. Ky është bashkëpunim me opozitën? Të mos i përgjigjesh opozitës për kërkesat që bëjmë. 17 Nëntori ishte datë e shënuar për Tiranës, asnjë festë për 17 Nëntor, ku jemi ne në këtë 17 Nëntor. Më duket e turpshme që të diskutojmë festime për 100 vjetor, kur kemi lënë disa cështje pezull”.

FUTET NË REND DITE PROPOZIMI I PDIU
Ora 17:45-
Me 29 vota pro dhe asnjë kundër kaloi në rend dite propozimi i këshillatërëve të PDIU-së, për sheshin Camëria.
“Kalojmë tek rendi i ditës. Ka për rendin e ditës një propozim që për pikën 7 të bëhej një ndryshim. Vënien e emrit të sheshit Camëria dhe është përzgjedhur tek stadiumi “Dinamo”. Kush është dakort ta miratojmë këtë kërkesë?”,- tha Kosovrasti. 

REPLIKA KOSOVRASTI-DALIPI
17:30 Kreu i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti pas ekspozesë së kryebashkiakut Lulzim Basha, që propozoi për miratim hodhi poshtë kërkesën e këshilltarëve socialistë për ndërhyrje.

Kosovrasti: “Nuk mund të fillojmë së bashku të diskutojmë pa miratuar rendin e ditës. Basha bëri një ekspoze që ka propozuar këshillit për miratim”.

Dalipi: “Nuk është puna të ma heqësh fjalën. Unë si kryetar i grupit të opozitës dua të them dicka. Me jep fjalën. Rendin e ditës e thamë që në fillim për ta miratuar. E shikojmë të arsyeshme të bëjmë një koment”. 

BASHA: JA FESTIMET ME 28 NENTOR
Ora 17:10
-Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, kreu u Bashkisë së Tiranës bëri të ditur axhendën e festimeve për datën 28 nëntor dhe u kërkoi anëtarëve të japin votën, pro. Ndër kërkesat e Bashës ishte një shesh në kryeqytet (tek rrethrrotullimi i doganes) për të cilin propozohet emri “Shqiponja”. “Në këtë shesh-tha Basha-do të vendoset një monument i madh i një shqiponje me përmasa të mëdha. Shpresoj ta miratoni”.

Edhe pse mbledhja e Këshillit Bashkiak pati ne qendër të vëmendjes kalendarin e festimeve, debate shpërthyen mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë. Të majtët akuzuan Bashkinë për interesa klienteliste mbi cështjen e dekorit për festimet e 100-vjetorit, kërkuan të dhëna e shpjegime mbi buxhetin vjetor dhe atë faktit si dhe alokimin e fondeve.
Kryebashkiaku Basha u përgjigj se akuzat duhen të drejtohen në organet kompetente dhe të mos tejkalohet në fyerje.

Kryebashkiaku theksoi se për 28 Nëntor do të krijohet një tortë gjigande me formën e flamurit kombëtar shqiptar. “Torta do të jetë 550 m katrorë dhe do të gatuhet nga pasticierë shqiptar dhe të huaj”.
Kështu ndër të tjera, për fëmijët e qytetit do të shpërndahet si dhuratë një CD me 42 këngë patriotike, nga të cilat janë të padëgjuara më parë dhe i përkasin periudhës 1912-1945.

“Në 28 nëntor në Tiranë pas protokollit të shtetit në Vlorë, shpresojmë që pas javëve dhe punëve, ditëve dhe skepticizmi, ceremonia e prerjes së tortës të nisë më datën 28 nëntor, të koordinohet me hedhjen e parashutistëve të flamurit, ekspozitën, ndërsa tek lulishtja e parkut “Rinia” kemi pesë aktivitete të organizuara për fëmijët”, informoi kryebashkiaku.

PDIU: SHESHI ÇAMËRIA PËRBALLË STADIUMIT DINAMO. BASHA: SHPRESOJ TE MERRET PARASYSH 
17:00
-Këshilltari i PDIU-së, Tahir Muedini deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se sheshi ‘Çamëria’ do të jetë me mirëkuptim e të gjithë këshilltarëve hapësira përballë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet.

Muedini deklaroi se kërkesa për sheshin ‘Avni Rustemi” është bërë jo në kohën e duhur, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga propozimi i bërë disa ditë më parë. 

Edhe Kryebashkiaku Basha e mbeshteti kete propozim duke bëre te ditur se sheshi “Avni Rustemi” do të vijojë të ruajë të njëjtin emër dhe se kërkesa për një shesh me emrin ‘Camëria’ të kalojë për një tjetër shesh në Tiranë.
“Emri ‘Camëria, të kalojë tek një shesh pranë stadiumit ‘Dinamo’. Është një zonë që e populluar, shpresoj të merret parasysh.” (BW/LajmeShqip.com)