Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 14:43

Londër – A ju kujtohet Shqipëria? Vendi i krisur komunist ku po qe se hynit në aeroport më flokë të gjata, ju detyronin ti shkurtonit ato? Vendi ku çdo gjë perëndimore ishte aq e urreyer por megjithatë filmat e Norman Wisdom pëlqeheshin? Epo, çdo gjë ka ndryshuar.

Na ishte një kohë, ku vetëm studentët stalinistë ishin të mirëpritur në këtë vend. Sot është ndryshe. Kështu nis artikullin “Daily Mail” me titull “Cepi i fundit i Evropës: Plazhet dhe bukuria në Shqipërinë e fshehur të Ballkanit”.

Në artikullin ku flitet për plazhin e bukur të Durrësit dhe Golemi. Artikulli e përshkruan Shqipërinë si një “Spanjë e 50 viteve të mëherëshme”.

“Atë që nuk mund ta prisni në Durrës, është vetmia”, shkruan Daily Mail.

Artikulli vë në pah edhe çmimet e lira të kafes, birrë dhe verës nëpër restorantet e Tiranës, duke u bërë thirrje turistëve “që menjëherë t’a vizitojnë këtë vend”.