Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 11:48

Prishtinë- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, viziton të shtunën, Kosovën. Njoftimi është dhënë nga vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ai ka bërë të ditur se vizita e homologut të tij serb ka karakter fetar. Deri tani dihet që Daçiç do të qëndrojë në Graçanicë.

Vizita pason atë të ministritserb për Kosovën, AleksandërVulin, të cilit autoritetet në Kosovë ia kishin ndaluar hyrjen për shkak se kishte shkelur kushtet e përcaktuara.

Vulin ishte angazhuar në fushatën parazgjedhore të një subjekti politik serb, i cili gëzon mbështetjen e Beogradit, e që garon në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit.

Me gjithë vendimin për ndalimin e hyrjes së tij, Vulin hyri nga pika e Jarinës.

Në takimin e sotëm të mbledhjes së qeverisë, Thaçi ka thënë se zoti Vulin ka hyrë ilegalisht në Kosovë, por nuk ka përmendur për masat eventuale që do të mund të zbatoheshin në këtë rast. /albeu/