Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 10:24

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do ta përfaqësojë Serbinë, në sesionin e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të flitet për Kosovën.

Gjatë seancës, Daçiq do të reflektojë në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në lidhje me punën e UNMIK-ut për periudhën 16 prill – 15 maj 2015.

Ai gjithashtu do të shprehë vlerësimin e situatës aktuale në Kosovë dhe të veprimeve të UNMIK-ut, ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, raportojnë mediat serbe.