Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 18:36

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga India që të vazhdojë të ketë qëndrim refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kërkesës për anëtarësimin e saj në UNESCO.

Daçiq ka takuar sot ambasadoren e Indisë në Beograd, Narinder Chauhan, ku kanë diskutuar për raportet mes dy shteteve dhe çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme të Serbisë, thuhet se në këtë takim Daçiq e ka njoftuar ambasadoren indiane për, siç thuhet, trashëgimin serbe në Kosovës dhe për iniciativën e saj për tu anëtarësuar në UNESCO.