Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 12:01

Serbia do të përcjellë secilin shtet anëtar të Këshillit Ekzektuiv të UNESCO-s se a do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, njëjtë sikur i kishte përcjellur të gjitha shtetet në paradën ushtarake të Kroacisë me rastin e përvjetorit të operacionit ushtarak “Stuhia”.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në një deklaratë për mediat në Beograd, ka shantazhuar kështu disa nga shtetet e rajonit që janë pjesë e Këshillit Ekzekutiv të UNESSCO-s.

“Anëtar i këtij këshilli është edhe Mali i Zi, te shohim se si do të votojnë ata, ndërsa aty janë edhe disa shtete tjera të cilave ne u kemi ndihmuar të hyjnë në UNESCO”, ka thënë ministri i jashtëm serb, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë nga kabineti i ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiq, i është thënë të përditshmes serbe “Blic” se ky shtet ende nuk ka ndonjë vendim të saktë lidhur me përkrahjen apo jo të Kosovës në UNESCO.