Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 07:59

Akademik Nexhat Daci, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe i pari i LDD-së, në emisionin Zona B, ka thënë dy liderët e koalicionit i bashkon një gjë.

“Frika i bën bashkë ata në një periudhë kohore të shkurtër. Pastaj do të përballen me njëri tjetrin”, ka thënë Daci, njofton Klan Kosova.

Daci ka theksuar se bashkimi i opozitës nuk ka jetë të gjatë.

“Nuk do të doja të isha në krye të kësaj opozite. Tërësinë e krijuar nuk e kanë funksionale. Nuk do të ketë jetë të gjatë”, tha ai.

Daci është shprehur i befasur për të mirë me punën e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Kam dyshuar që Veseli do të jetë më i ngurtë dhe do t’i përsërisë gabimet e paraardhësit e tij.”

“Jam befasuar për të mirë me mënyrën si i udhëheq seancat dhe çështjet teknike. Unë kam pritë që do të jetë më eksploziv. Atij i duhet që të bëjë luftën me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin që Qeveria t’i jap llogari Kuvendit e jo e kundërta”, tha Daci.