Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 10:10

Tiranë – Zgjedhjet që sapo kaluam nuk i shpëtuan fakteve jo fort normale apo “fenomeneve” të çuditshme. Për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike u rendit forcë e dytë në Lazarat, bastionin kryesor këto 22 vite pluralizëm. Fitues kësaj here ka qenë Partia Republikane, me kandidatin, Roland Bejko, i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” renditi dje dhe arsyet e këtij triumfi. “Arsyeja e parë është se unë jam djalë Lazarati e se për një kohë të gjatë kam qenë drejtues lokal i PD-së. Votat pro meje ishin vota personale që sigurova qoftë edhe për faktin se kam luftuar fort për kthimin e pronës tek pronari. Elementët konservatorë së djathtës i kisha me vete. Arsyeja tjetër është se vota pro PR-së kësaj here ka qenë një votë kundër Spiro Kserës së PD-së që i ka zhgënjyer demokratët e Lazaratit”, – tha ai. 


Të zhgënjyerit e dytë më të mëdhenj në Gjirokastër kanë dalë komunistët. Në qytetin ku lindi e u rrit udhëheqësi i tyre shpirtëror, tre partitë “bijëza” të PPSH-së morën, të mbledhura sëbashku 54 vota në total. Dhe po brenda këtij zhgënjimi të madh, si “qershia mbi tortë”, qëndron fakti se pikërisht Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, e drejtuar nga Marko Dajti dhe e mbështetur publikisht nga Ilir Hoxha, djali i Enverit, mori vetëm 1 votë. 

“Çudtië”  e zgjedhjeve 

PD për herë të parë forcë e dytë në Lazarat 

Partia Ardhmërija Shqiptare, ka siguruar në Tiranë 1.738 vota, tre fish më shumë se partia e Spartak Ngjelës apo dy partitë e Ballit të marra së bashku që në total kanë 900 vota. Programi i PASH-së nuk rezulton as në kërkimin “Google”. 
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian del forcë e dytë në Komunën e Pustecit, e banuar tërësisht nga komuniteti maqedonas 
“Aleanca Arbnore Kombëtare” del forca e katërt në Krujë duke lënë pas FRD-në e Topit dhe PSD-në e Gjinushit 

Aleanca KuqeZi merr 1 votë në Himarë 

Në Dropull, vendlindjen e Vangjel Dules, PBDNJ del forcë e katërt 

Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar e mbështetur publikisht nga djali i Enver Hoxhës, merr 1 votë në Gjirokastër, vendlindjen e diktatorit 

PDK e Nard Ndokës del forcë e katërt në Himarë 

Partia KristianDemokrate fiton mandat deputeti në Pukë 

“Bashkimi Liberal Demokrat” i Arian Starovës fiton në Lezhë 150 vota më shumë se Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit 

Forca politike me më pak vota, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, me 296 nga 1.742.520 votat e hedhura në total