Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 20:18

Prishtinë – “Rrugët janë të bllokuara. Barrikadat në Kosovën e Veriut duhet të hiqen. Liria e lëvizjes së KFOR-it është e rëndësishme dhe duhet të ndodhë. Nëse KFOR-i nuk mund të përgjigjet shpejt, për çfarëdo arsye qoftë, KFOR-i duhet të ketë mundësi të reagojë. Këto barrikada duhet të hiqen, siç u morën vesh Komandanti i KFOR-it dhe përfaqësuesit i Beogradit”, ka qenë i qartë në prononcimin e tij në Radiotelevizionin e Kosovës, sonte, Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Thomas Countryman.

Zyrtari amerikan ka folur edhe për mosmarrëveshjet rreth statusit të Kosovës.

“Ka një mosmarrveshje sot për statustin dhe për të ardhmen e Kosovës. Kjo duhet të zgjidhet me masa paqësore. Kjo është një gjë e vështirë, sepse këto dy shtete janë rivale, nuk po them armike, por duhet të shmangen gjetjet e armiqëve të rinj. KFOR-i po bënë punë të rëndësishme për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt. Në anën tjetër, EULEX-i po i përmbush në kushte të vështira obligimet e veta, duke tentuar të mos gjendet as në anën e Beogradit dhe as të Prishtinës”, ka thënë ai.

Countryman ka folur edhe për mundësinë e përafrimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Muajt e ardhshëm janë kritikë në këtë aspekt. Jo vetëm pse Brukseli dhe BE-ja janë duke dashur të shohin se a kanë kapacitete dhe mundësi që Qeveria e Kosovës dhe ajo Serbisë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes vete dhe se a kanë kapacitete t’i mbajnë premtimet e tyre dhe t’i ulin veprimet dhe fjalët”, ka potencuar ai.

Sipas Ndihmëssekretarit Amerikan, të dyja shtetet duhet të mendojnë për të ardhmen dhe për partnerët e tyre. “Vërtetë nuk dëshiroj të shoh duke e përshkruar KFOR-in apo EULEX-in në mënyra të ndryshme”, ka thënë ai.

Countryman ka potencuar edhe një herë faktin se SHBA-të nuk janë të hamendura sa i përket ndarjes ose jo të Kosovës.

“Qëndrimi i SHBA-së për ndarjen e Kosovës është i qartë. Nuk është temë kjo dhe nuk do të ndodhë. E di që është e arsyeshme për Beogradin. I njoh opcionet e tyre dhe e di pse e duan një gjë të tillë. Prandaj nuk do të harxhoj kohë për këtë, sepse nuk do të ndodhë”, ka saktësuar zyrtari amerikan.

Sipas Thomas Countryman, duhet të vazhdohet dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. “Unë e kuptoj se ky është tregim i madh, hyrja ilegale e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë. E kuptoj që ka rrezik të dhunës, të rrezikut etj. Duhet të kuptoni. Nuk është se e tërë bota ka ndryshuar për një natë. Unë mezi pres t’i kthehen dy palët këtij procesi, dialogut”, ka thënë ai.

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit në fund pati edhe një porosi për qytetarët e Kosovës.

“SHBA-të kërkojnë zgjiedhje paqësore për këtë dhe çështje të tjera. Nuk kemi reçetë për zgjedhjen e cilësdo. Por, e kemi bindjen që BE do ta lehtësojë këtë dialog drejt zgjedhjes. Jemi të bindur se duhet të vazhdojmë të lëvizim përpara. NUk mund të kemi veri të ngrirë në Kosovë. Na duhen koka të ftohta që të mund të flasin mes vete. Besoj që porosia e dytë është t’i shihni si partnerët tuaj. Nuk do të thotë që automatikisht do të përkrahet çdo vendim që merret në Prishtinë”, porositi zyrtari amerikan.

Sipas tij, më e rëndësishmja është që kosovarët të mos lejojnë që të bëhen shkaktarë të tensioneve edhe më të larta.

“Qytetarët e Kosovës të cilët janë serbë, apo të ciltdo komunitet qofshin, andej apo këndej Ibrit, ata kërkojnë respekt dhe duhet të trajtohen njëjtë si pjesa tjetër dhe nuk duhet të shihen si armiq të Kosovës.

Mungesat e ushqimit të mos shtohen, por duhet që Qeveria e Kosovës të mos lejojë krizë humanitare.

Punoni me partnerët ndërkombëtarë, kthejuni bisedimeve dhe përshëndetje të gjithë qytetarëve të Kosovës, punoni me neve dhe ju e dini që SHBA-të qëndrojnë dhe janë me juve””, e ka përmbyllur intervistën e tij Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Thomas Countryman.