Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 20:25

Tiranë – Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Thomas Countryman deklaroi sot se “SHBA është duke punuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe OSBE për ndjekjen e zhvillimeve gjatë procesit të zgjedhjeve vendore, proces, i cili do të sjellë një dinamikë shumë më të shpejtë të integrimit të vendit në BE”.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë takimit që zhvilloi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, zyrtari i lartë amerikan theksoi se, “pas takimeve të sotme, vërej me kënaqësi se situata politike në Shqipëri në raport me ato të dy vizitave paraardhëse është më e shtensionuar”.

Ndërsa duke analizuar situatën e tanishme në Kosovë, të dy bashkëbiseduesit vunë theksin në respektimin e Kushtetutës.

Gjithashtu, ata u ndalën në situatën në rajon, ku Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit vlerësoi shumë rolin që politika e jashtme shqiptare vazhdon të luajë në favor të interesave të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit në BE.