Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 12:05

Bruksel – Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, ka thënë se nuk është me rëndësi se kush është fajtori për krijimin e situatës së fundit në veri, por është e domosdoshme që dialogu të vazhdojë. Duke paraqitur raportin e tij para institucioneve të BE-së rreth situatës në veri të Kosovës, Kuper ka deklaruar se “dialogu duhet të vazhdojë, në një formë e cila do të mundësojë përparim”.

Zvogëlimi i domosdoshëm i tensioneve në veri të Kosovës; gjetja e një zgjidhjeje kalimtare dhe vazhdimi i dialogut që do të ofrojë progres, thuhet të jenë tri pikat e raportit të Cooper-it, të bërë sot para institucioneve të Bashkimit Evropian. (LajmeShqip.com)