Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 19:16

Prishtinë – Jo në Beograd, por në ambientet e Komunës së Rashkës, i ka takuar zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, të hënën pasdite, i dërguari i BE në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper.

Njoftohet se Cooper është takuar me shefin e ekipit serb për negociata, Borko Stefanoviq dhe me të ashtuauajturin ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.

Takimi i Rashkës në qendër të tij kishte ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe bëhet e ditur se Cooper i ka adresuar kritika të ashpra Beogradit për zhvillimet e fundit të veri të Kosovës.

Pas takimit me palën serbe, i dërguari i shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, do të takohet edhe me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.