Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 17:28

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin e mirë mes Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasadori Cliff u shpreh se do të angazhohet  edhe më tej për thellimin e këtij bashkëpunimi mes  Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Në vijim të takimit kreu i legjislativit të vendit foli për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe për nevojën e reformës zgjedhore.