Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 07:34

Prishtinë – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku do të realizojë një vizitë zyrtare disa ditore në Londër, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim, bashkëpunimin rreth axhendës evropiane, marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën, si dhe koordinimit sa më të mirë të gjithë procesit të integrimit evropian.

Sipas njoftimit të dhënë nga Ministria kosovare në axhendën e Ministres Çitaku është edhe takimi me David Lidington, Ministër për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar.