Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 18:53

Prishtinë- Shefat e shteteve të Bashkimit Evropian kanë miratuar konkluzionet e Këshillit të Ministrave, të cilat hapin mundësi që Kosova të përparojë në dialogun për liberalizimin e vizave, çështjet tregtare, anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pjesëmarrjen në programet e BE-së, tha ministrja kosovare për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian hap dialogun për liberalizmin e vizave me Kosovën dhe bëri të ditur se se BE-ja ka rekomanduar fillimin e negociatave me Kosovën për marrëdhënie tregtare dhe qasjen e Kosovës në programet e komunitetit.

Sipas Çitakut, kjo nënkupton vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës e BE-së.