Lajme Shqip Friday, 04 May 2012 12:30

Tiranë -Cherie Blair QC, këshilltare e Mbretëreshës së Anglisë dhe bashkëshorte e ish- kryeministrit të Anglisë, Tony Blair, shprehu rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtesisë për integrimin e Shqiperisë, gjatë Konferences për “Sistemin e Drejtësisë ne Shqiperi”, organizuar sot në Tiranë.

Në këtë Konference,  Blair, adresoi një sërë çështjesh për sistemin e drejtësisë në vendin tone, duke dhënë mesazhin e forcimit te sundimit te ligjit. “Ajo çka eshtë më e rëndësishm eshtë sundimi i ligjit. Askush nuk është mbi ligjin. Duhet përçuar mesazhi se të gjithë jane të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi të”, tha ajo.

Blair, duke folur për proceset e përzgjedhjes gjyqësore, tha se,  korrupsioni dhe  partronazhi politik janë ato që dëmtojnë më shumë proceset e përzgjedhjes se gjyqtarëve, procese këto që duhet të jenë përcaktuar qartësisht nga ligji. Blair, shprehu rëndësinë e pavarësisë së sistemit të Drejtësisë,  shprehu gjithashtu nevojën e rritjes se besimit të publikut tek gjyqësori. Natyrisht për këtë duhet një përfaqësim më i madh nga të gjitha grupet, tha Blair, ndërsa inkurajoi pjesmarrjen e grave në sistemin e drejtësisë. Tjetër çështje e rëndësishme,  sipas znj. Blair është dhe rritja e transparencës.

Në këtë kuadër, Blair theksoi rolin e medias në kontrollin e domosdoshëm për të mirën publike.  Eshtë e nvojëshme qe media të kuptojë punën e gjykatësve dhe të bejë punën e saj sa me mirë, tha ajo. Blair u ndal tek nje problematike ne veprimtarine e gjyqesorit shqiptar, mungesen e avokateve ne proceset gjyqesore. Eshtë e papranueshme mungesa e avokateve ne seanca, tha Blair.

Konferenca me  Temë “Reforma gjyqësore, si një ndër 12 prioritetet e sfidës së  integrimit të Shqipërisë në BE”, organizuar sot ne Hotel Sheraton ne Tirane, mblodhi së bashku gjyqtarët shqiptarë dhe ata evropianë. Konferenca,  është një përpjekje serioze për reformimin e drejtësisë në Shqipëri, si rruga më e sigurtë drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe synon të kontribojë përmes propozimeve konkrete në debatin për reformën në drejtësi duke qëndruar larg retorikave të padobishme.

Kjo Konference u organizua nga Unioni i Gjyqtarëve, Universiteti Luarasi dhe Qendra Europiane me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, SOROS dhe Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). (LajmeShqip.com)