Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 07:59

Gjatë kësaj jave është zhvilluar intervistimi i ish-pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile”, por ende nuk është vendosur nëse ata i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga komisioni vlerësues.

Deri më tani janë selektuar 320 persona nga 483, sa do të rekrutohen gjithsej.

Besnik Osmani, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që është edhe pjesë e panelit intervistues, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pasur seanca të panelit dhe se javën e ardhshme pritet të rekrutohet stafi i ri.