Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 08:02

Pavarësisht faktit se amendamentet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, këto amendamente vazhdojnë të mbesin në sirtarët e Kuvendit.

Madje, në Qeveri thonë se janë në fazën e konsultimeve dhe të gjetjes se modaliteteve për shndërrimin e FSK-së në FAK.

Krejt këtë opozita në Kosovë e vlerëson si dorëzim të Qeverisë përballë Listës Serbe.

Megjithatë, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha, thotë se aktualisht janë duke u bërë koordinimet me kusht që të sigurohet një konsensus dhe një garancion që e njëjta do të jetë më kërkesat dhe standardet që i ka parashtruar NATO-ja.