Lajme Shqip Saturday, 22 August 2015 08:01

Takimi i radhës mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit në një anë, dhe Aleksandër Vuçiqit e Ivica Daçiqit në tjetrën – të martën e ardhshme – do të jetë takimi ku do të vihen firmat e tyre në marrëveshjet për të gjitha temat që kanë mbetur pezull, përfshirë asociacionin e komunave serbe.

Me këtë akordim, krerët e dy qeverive do të prezantohen para kancelares gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Ballkanit Perëndimor Vjena 2015, që mbahet në kryeqytetin austriak, më 26 dhe 27 gusht, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, gjashtë shteteve të rajonit do t’u zotohen një miliard euro për projekte të ndryshme, përfshirë autostradën Nish-Prishtinë-Durrës.

Për këtë projekt, me 27 gusht do të bisedojnë në një takim të veçantë kryeministrat Edi Rama, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq, bashkë me komisarin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, presidentin e Bankës Investive Evropian, Werner Hoyer, dhe presidentin e bankës Evropianë për Rindërtim e Zhvillim, Suma Chakrabarti.

Në Vjenë do të zhvillohet edhe një ngjarje që ka karakter sportiv.

Bashkë me Bekim Çollakun, Thaçi do të jetë pjesë e ekipit futbollistik “BE-ja e ardhshme”, që takohet me ekipin tjetër të quajtur BE. /Klan Kosova/