Lajme Shqip Friday, 16 November 2012 17:47

TIRANE(PLOTESUAR 16 NENTOR, 18:00)- Enti Rregullator i Energjise ka propozuar te nisin procedurat per heqjen e licences se kompanise CEZ Shpernarje.

Mbledhja nisi pas ores 15.00 dhe ne te eshte degjuar mendimi i eksperteve te ERE-s, pas verifikimit te bere ne kompanine CEZ Shperndarje.

Sipas te dhenave te para mesohet se CEZ nuk ka prokuruar energjine per humbjet ne rrjet si dhe jane konstatuar shkelje te furnizimit te energjise per furnizuesit me pakice.

Sipas ERE-s, licenca hiqet nese kompania nuk ka permbushur detyrimet e kontrates.(LajmeShqip.com)

************************************************************

Fier – Kompania CEZ me anë të një deklarate sqaron se ndërprerjet e energjisë po bëhen bazuar në legjislacionin në fuqi ka të drejta të plota ligjore për të shkëputur dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike të çdo debitori, qoftë person privat apo publik.

Shoqëria nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë. Ne deklarate thuhet se policia e shtetit është duke ushtruar presion mbi punonjësit e saj.

CEZ eshte informuar se Policia e Shtetit ka marrë një urdhër për të shoqëruar cilindo nga punonjësit e kompanise, që është duke shkëputur nga rrjeti i shpërndarjes ndërmarrjet e ujësjellsave.

Ne deklarate thuhet se CEZ i kërkon policisë të japë sqarime dhe deklarata publike mbi ekzistencën e këtij urdhri, i cili është arbitrar, abuziv dhe në shkelje të plotë dhe të hapur të ligjit dhe se do të ndiqen të gjitha hapat dhe procedurat ligjore përkatëse duke denoncuar pranë autoriteteve kompetente çdo punonjës policie për shpërdorim dhe abuzim me detyrën dhe funksionin publik, duke penguar aktivitetin e shoqërisë dhe punonjësit tanë në kryerjen e detyrave të tyre.

Nëse veprimet arbitrare, abuzive dhe të jashtëligjshme të Policisë së Shtetit janë të organizuara dhe/ose të mbështetura nga autoritete dhe institucione të tjera publike të shtetit shqiptar, do t’i konsiderojmë këto veprime si një formë indirekte dhe e jashtëligjshme shpronësimi duke qenë se Policia e Shtetit ndërhyn në mënyrë të jashtëligjshme në aktivitetin e shpërndarjes dhe i shkakton një dëm të konsiderueshëm shoqërisë.

Kompania nderkohe fton autoritetet përfshirë ERE, Qeverinë dhe Policinë e Shtetit të mbështesin veprimet e shoqërisë në shkëputjen e debitorëve, të cilët me mospagesën e përsëritur të faturave të energjisë elektrike kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të shoqërisë me pasoja të pallogaritshme për konsumatorët e ndershëm që paguajnë rregullisht faturat e tyre të energjisë.

Fier, pushtohet me forcë nënstacioni

Qindra banorë të komunës Frakull dhe punonjësit e Ujësjellësit me në krye kryekomunarin e Frakullës sulmuan në mesditë nënstacionin e CEZ-it në Kafaraj të Fierit. Dy police roje ne nenstacion u larguan dhe turma u fut ne nenstacion me force duke i kerkuar nje punonjesi te takoje rrjetin.

Protestuesit i kerkuan punonjesit te ritakojë energjine dhe gjate protestes kryekomunari i Frakulles ka kercenuar per pershkallezim te protestave.

Pas disa minutash protestuesit vendosen te ritakoje vete energjine, ata hyne me force duke debuar punonjesit e CEZ. Energjia eshte ritakuar nga vete banoret duke rikthyer energjine ne gjithe zonen dhe ne ujesjelles.

Nenstacioni elektrik i Fierit tashme eshte nen kontrollin e banoreve dhe specialistet e CEZ e kane te pamundur te rimarrin rrjetin nen kontroll, nderkohe qe policia eshte terhequr.

Ujësjellësi i Durrësit padi ndaj CEZ

Ujësjellësi i Durrësit depoziton kallëzim penal ndaj CEZ për ndërprerjen e energjisë. Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Doklead Ademi konfirmoi kallëzimin ndaj CEZ. Sipas Ademit, nga stakimi i energjisë janë djegur 4-5 pompa në nënstacion. (T.Ch)