Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 11:09

Prishtinë – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot pasdite mbledhë Kryesinë e saj për të diksutuar rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend.

AAK ka bërë të ditur se sot do të sqarojë qëndrimin rreth seancës së ardhshme votuese në Kuvendin e Kosovës për presidentin e vendit.

Dje, përmes zëdhënësit të saj, kjo parti opozitare ka bërë të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e saj nëse Behgjet Pacolli do të jetë sërish kandidat për President të vendit.

Në seancën e 22 shkurtit të këtij viti, AAK, ashtu si deh dy subjektet tjera opozitare, LDK e Vetëvendosje, e kishte braktisur seancën, në momentin e votimit për presidentin e vendit.