Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 18:20

Prishtinë – Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfundoi sot me sukses trajnimi për nënoficerët e lartë të FSK-së, i cili është organizuar nga Instruktorët e Gardës Kombëtare të AJOVA-s (Iowa) në bashkëpunim me instruktorët e FSK-së.

Në komunikatën e Ministrisë së FSK-së theksohet se pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij kursi kanë pasur mundësi të mira të përfitimit të përvojave dhe eksperiencave të ndryshme të pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane të AJOVA-s dhe të Marinsave Amerikanë, të cilët e kanë mbështetur që nga përgatitja e programit e deri në përfundimin e tij.

Në ceremoninë e çertifikimit të pesëdhjetë nënoficerëve të lartë mori pjesë edhe komandanti i FSK-së, Gjeneral Major Kadri Kastrati, i cili dje u emërua në këtë detyrë nga Presidentja e Kosovës.