Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 16:00

Një ceremoni madhështore është organizuar në Komandën Adem Jashari me rastin e ndërrimit të komandantit të FSK-së Sylejman Selimi, i cili i dorëzoi detyrën Kadri Kastratit pikërisht kur FSK-ja po shënon dy vjetorin e themelimit.

Me këtë rast presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e cila është edhe Komandante Supreme, dekoroi Sylejman Selimin me medaljen e artë të lirisë. Ajo tha se FSK-ja është institucioni më i besueshëm i vendit.

Kryeministri Hashim Thaqi ka falënderuar Komandantin e deritanishëm Sylejman Selimin për punën e tij në udhëheqjen e FSK-së.

Ndërkaq Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews bëri të ditur se, sot në mëngjes ka nënshkruar një letër që e ka dërguar tek Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s, në Napoli, duke raportuar mbi progresin e rëndësishëm që ka arritur FSK-ja.

Cut : Rrjedhimisht, këtë mëngjes unë kam nënshkruar një letër dhe e kam dërguar atë tek Komanda e Forcave të Përbashkëta në Napoli, duke raportuar kështu mbi progresin e rëndësishëm që ka arritur FSK-ja dhe duke rekomanduar kështu deklarimin e kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së. Miratimi zyrtar i këtij miratimi nga Këshilli i Atlantikut të veriut mund të përvitet gjatë muajve të ardhshëm.

Komandanti i deritanishëm Sylejman Selimi u shpreh se FSK-ja ka arritur suksese të shumta në të gjitha fushat.

Komandanti i tanishëm Kadri Kastrati, i cili sot mori detyrën e re, ishte Drejtor i Drejtorisë së operacioneve në Ministrinë e FSK-së.

Sylejman Selimi do të vazhdojë karrierën e tij prej diplomati, si ambasadorë i Kosovës në Tiranë.