Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 17:28

Pishtinë -Ministri i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, shprehu sot në Prishtinë, gjatë takimit me ministrin e FSK-së të Kosovës, Agim Çeku, gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar FSK-në.

Ai shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën në Ministrinë e FSK-së dhe e përgëzoi ministrin Çeku për arritjet e këaj ministrie dhe të FSK-së, për një kohë kaq të shkurtër.

Ministri Çeku pasi falënderoi ministrin Maiziere, për kontributin e Gjermanisë Federale për Kosovën dhe FSK-në, e njohu atë me zhvillimet e FSK-së, dhe me procesin e ngritjes së kapaciteteve operacionale, procesin e tanishëm të rekrutimit të komponentit aktiv të FSK-së, për pjesëmarrjen e minoriteteve në radhët e FSK-së dhe  për nivelin më të avancuar të trajnimeve.

Ministri Çeku rikonfirmoi objektivin për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se qëllimi ynë është integrimi, besimi dhe bashkëpunimi me të gjithë fqinjët.

Ministri Çeku po ashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për gjetjen e fushave të bashkëpunimit me interes të përbashkët e sidomos në fushën e trajnimeve dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët me Gjermaninë Federale.