Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 15:08

Tiranë – Diplomati Edin Ceka ka nisur dëshminë e tij para Komisioniit Hetimor në lidhje me incidentin e ndodhur më 24 prill pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Në fjalën e tij, Ceka sqaroi ngjarjen, ndërsa pranoi edhe njëherë se kryesocialisti Rama e ka dhunuar fizikisht dhe e ka fyer. 
“Më 24 prill 2013 në Akademinë e Vjenës u organizua një aktivitet me zotin Rama, aty kishte diplomatë të ndryshëm. Ai përsëriti tezën që shërbimi diplomatik është tejet i politizuar. Duke mos pasur autorizim kërkova të flas pas mbledhjes me të, që të mos dukej edhe si ndërhyrje politike. Pas takimit iu prezantova, i shpreha mendimin se teza e tij nuk reflekton realitetin. Ai s’u përgjigj më tha se kush më kishte dërguar dhe se duhet të largohesha nga kjo sallë”, tha Ceka, transmeton deklaratat e tij BW.
Gjatë dëshmisë, Egin Ceka u shpreh se ai duhet ta kishte goditur me grusht Ramën pas gjestit që bëri, porse ai në rolin e një diplomati shteti është vetëpërmbajtur. Sipas tij e vetmja fjalë e rëndë që i ka thënë është plehrë. 
Sipas tij, “Rama ka pasur me vete një kameraman që ka filmuar gjithë aktivitetin dhe ndoshta ka filmuar edhe incidentin”, prandaj i kërkoi komisionit të hetojë për këtë. 
Ceka më tej shton se diplomatët e tjerë që ndodheshin aty nuk mbajtën anën e asnjërit. Ndërsa shton se, “Kur Rama mori vesh djali i kujt isha më tha, “ se i biri i Neritanit je ti, si i ati dhe i biri”.
Egin Ceka deklaroi se jep dorëheqjen e parevokueshme për shkak se është cënuar integriteti i tij si diplomat.