Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 19:42

Bruksel  – Kryetari i Parlamentit Evropian Jerzhi Busek paralajmëroi sot se dhuna, e cila ka ardhur ditëve të fundit në Kosovë, është e papranueshme, dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës për të ndihmuar në uljen e tensionimeve.

“Me brengosje të madhe dëgjova se shpirtërat e së kaluarës po tentojnë ta rrezikojnë paqen në veri të Kosovës. Dhuna e paradokohshme është e papranueshme dhe duhet patjetër të ndërpritet. U bëj thirrje liderëve të Beogradit dhe të Prishtinës për të ndihmuar në uljen e tensionimeve”, theksoi Busek.

“Pajtimi është pjesë e procesit të integrimeve evropiane. Me rëndësi është që qytetarët e të gjitha grupeve etnike dhe fetare t’i tejkalojnë ndarjet nga e kaluara dhe të realizojnë një bashkëjetesë të qetë, stabile dhe të përparuar”, shtoi ai.

Në emër të Parlamentit Evropian Busek shprehu solidaritet me të gjithë të plagosurit gjatë dhunës së paradokohshme.