Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 02:11

PRISHTINE Republika e Burundit është shteti i radhës, anëtar i OKB-së, që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendës/kryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i zv/kryeministrit Pacolli.

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës Lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thyhet akulli i njohjes së Kosovës nga vendet të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet siç janë: Rusia, Kina dhe India, të cilat e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.(LajmeShqip.com)