Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 07:00

Tiranë – Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi reagim të menjëhershëm dhe angazhim më të madh të ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore kur nga institucioni i Avokatit të Popullit kërkohet të kryhet ekspertizë mjeko-ligjore.

Në një takim me Dr. Besim Ymaj, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku u bisedua për bashkëpunim mes palëve, Totozani kërkoi bashkëpunim për denoncimet e rasteve për torturë, trajtim çnjerëzor dhe degradues në ambientet e paraburgimit dhe burgimit.

Trajtimi i të ndaluarve dhe të burgosurve është dhe një nga 12 pikat e rekomandimeve të Bashkimit Europian, por për të vlerësuar këto veprime kërkohet bashkëpunimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore. (LajmeShqip.com)