Lajme Shqip Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 12:33

Bulqizë – Ka dy ditë kohë kompania austriake ACR që t’i plotësojë kërkesat e minatorëve të Bulqizës, në të kundërtën, raportohet se do të rinisë greva e urisë. Kështu kanë dhënë ultimatumin minatorët, përmes konfederatës së tyre.

Në orët e paradites është bërë e ditur gjithashtu për një situatë të tensionuar në Bulqizë, pasi që shkak u bë një kamion i ngarkuar me materiale që shërbejnë për riparimin e shkarjeve në minierën e Bulqizës.

Minatorët dolën kundër irparimeve në minierë, para se të arrihet marrëveshja, ndërkohë që policia tentoi të hapë rrugën për kamionin dhe këtu ka nisur një konfronitm midis minatorëve dhe forcave të policisë.

Nga kjo situatë, aportohet se tre ish-grevistë kanë përfunduar në spital. Mësohet se Dashamir Neziri, Arif Liveshi dhe Rifat Sallaku kanë marrë plagë teksa janë konfrontuar me policinë.

Konfrontimi erdhi gjatë protestës që minatorët po zhvillonin në hyrje të minierës së Bulqizës. Minatorë dhe familjarë të tyre tentuan të ndalojnë kamionin me trarë që policia u mundua të fuste në ambientet brenda minierës.

Policia ka përdorur edhe gaz lotësjellës për të shpërndarë minatorët të cilët po mbajnë të bllokuar hyrjen në minierë duke mos lejuar të hyjnë në minierë asnjë makineri. Gjithashtu mësohet se forca të shumta policie ndodhen në Bulqizë për të mbajtur nën kontroll situatën e cila është tensionuar shumë.