Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 16:52

Tiranë -Një 46-vjeçar nga Krasta e Martaneshit ka mbetur i plagosur teksa punonte në galerinë e minierës.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bënë të ditur të shtunën se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Martaneshit, kur pas rënies së një sasie dheu në brendësi të galerisë, është plagosur rëndë 46 vjeçari Ilir Blloqi, banor i zonës.

Policia ende nuk bën të ditur shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se 46-vjeçari Blloqi u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën.