Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 08:45

Tiranë – Me përfundimin e Festës së Fitër Bajramit rinisin protestat e minatorëve të Bulqizës, të cilat ishin ndërprerë për tre ditë.

Që në mëngjesin e sotëm, ata janë grumbulluar para zyrave të ACR-së duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Dje, presidentja e “ACR”, Skatche-Depich ua ka uruar Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie.

Ajo u ka kërkuar sërish minatorëve të kthehen në punë ndërsa ka shtuar se kompania “ACR” është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër Kreu i Konfederatës, Kol Nikolla e ka cilësuar mesazhin e urimit të presidentes së “ACR”, drejtuar minatorëve me rastin e festës së Fiter Bajramit si të papjekur.