Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 17:11

Tiranë – Rreth 700 minatorët e minierës së kromit në Bulqizë, që po protestojnë prej 3 ditësh, nuk kanë arritur në një marëveshje më përfaqësuesit e kompanisë austriake ACR.

Sot ka reaguar Ministria e Ekonomisë, nëpërmjet këshilltarit të ministrit, Ervis Mëhilli, i cili deklaroi se ministria po kryen kontrolle në lidhje aktivitetin në këtë minierë.

Në kërkesat e tyre, minatorët kërkojnë rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe uljen e moshës së pensionit. (LajmeShqip.com)