Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 21:00

Tiranë – Miniera e Kromit në qytetin veri lindor të vendit, Bulqizë, bëhet sërisht protagoniste e kronikës së zezë.

Pas shpërthimit të ndodhur javë më parë, ku humbi jetën një minatorë dhe u plagosën 8-të tjerë, gjatë mesditës së sotme, si pasoj e një incidenti ka ndërruar jetë një tjetër minator.

Burime bëjnë të ditur se “56 vjeçari Fetah Shehu, i cili ndodhej në galerinë 66 të minierës së Bulqizës ka gjetur vdekjen pas shembjes të një masivi dheu brenda galerisë”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ekipeve të emergjencës. Referuar të njëjtit burim, “në vend ngjarje erdhën menjëherë ekipet e kërkim shpëtimit si dhe ato të hetitmit, të cilat po punojnë  për të nxjerrë trupin e minatorit dhe për të filluar menjëher hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.